Bota

Akuzohej se kishte mashtruar bankierin britanik duke i marrë 4 mln paund, gjendet e vdekur në shtëpinë e saj eskorta 46-vjeçare

Magdalena Zalinska me shtetësi polake, u padit në Gjykatën e Lartë nga Edi Truell , 61 vjeç, vëllai i të cilit, Danny, ishte një financier i Goldman Sachs.

17 Mars 2023, 23:12 Nga k.m.
Akuzohej se kishte mashtruar bankierin britanik duke i marrë 4 mln paund,
Magdalena Zalinska

BRITANI E MADHE- Shefja e një klubi nate e akuzuar se ka mashtruar të dashurin e saj me 4 milionë paund është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Londër. Magdalena Zalinska, 44 vjeç, u padit në Gjykatën e Lartë nga vëllai i Danny Truell për pretendimet se ajo i kishte marrë paratë përpara se ai të vdiste në vitin 2019.

Sipas mediave të huaja, 44-vjeçarja u zbulua si e vdekur nga Policia të shtunën, pasi fqinjtë dhanë alarmin tek Policia, por vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë. Zalinska me shtetësi polake, u padit në Gjykatën e Lartë nga Edi Truell , 61 vjeç, vëllai i të cilit, Danny, ishte një financier i Goldman Sachs. Ai pretendoi se 46-vjeçarja kishte mashtruar vëllanë e tij duke e bërët t’i dhuronte para dhe prona para ndarjes së tij nga jeta në vitin 2019.

Danny Truell i cili ishte një nga zyrtarët më të paguar në Britani duke marrë një pagë prej 3 milionë paund në vit, vdiq në një apartament modest dhe të mobiluar keq në moshën 55-vjeçare.

Pjesën më të madhe të trashëgimisë ai e la për bamirësi, por një betejë ligjore u zhvillua mes vëllait të tij dhe 46-vjeçares, për një shumë prej 4 mln paundësh. Por Edi Truell deklaroi se Zalinska i mori para vëllait të tij duke pretenduar se lokali i saj ishte në prag falimentimi. Ndërkohë 46-vjeçarja pretendon se akuzat ndaj saj janë të pabaza dhe se ka pasur një lidhje të konsoliduar me Truell.

Truell, një menaxher fondesh shumë i suksesshëm, kishte "pasuri të konsiderueshme personale", kishte dëgjuar më parë Gjykata e Lartë, por jetoi një mënyrë jetese të kursyer në banesën e tij pranë Clapham Junction. Rreth pagesave të supozuara ishin 1.34 milion £ midis nëntorit 2013 dhe shtatorit 2018 për një kompani të përdorur për të operuar një klub nate në Southwark dhe rreth 915,000 £ në transferta bankare për të nga zoti Truell midis qershorit 2012 dhe shtatorit 2019.

magdalena zalinska

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2023, 22:08 k.m.f.i.

Gjendet uraniumi i zhdukur në Libi

Foto ilustruese LIBI- Ushtria kombëtare libiane ka njoftuar se sasia prej 2.5 ton uranium natyror e raportuar e zhdukur është gjetur. IAEA p...