Bota

Gjukanoviç shpërndau parlamentin malazez, reagon për herë të parë Abazoviç: Marrëzi juridike në kundërshtim me kushtetutën

Milo Gjukanoviç tha se e vetmja gjë që i interesonte Gjukanoviç-it është mbrojtja e klanit mafioz "Kavaç".

17 Mars 2023, 23:05 Nga k.m.
Gjukanoviç shpërndau parlamentin malazez, reagon për herë
Milo Gjukanoviç

PODGORICË- Kryeministri i Malit të Zi, ka reaguar për herë të parë pasi presidenti, Milo Gjukanoviç shpërndau parlamentin malazez për shkak se nuk u arrit formimi i shumicës qeveritare. Ai tha se e vetmja gjë që i interesonte Gjukanoviç-it është mbrojtja e klanit mafioz "Kavaç".

“Edhe sikur të mos ketë qeveri, askush nuk mund t’i shkatërrojë provat dhe falënderoj Zotin që është subjekt i Europolit,”- tha ai pas seancës së Këshillit për Sigurinë Kombëtare.

E po ashtu, sipas "Vijesti", ai tha se qeveria ka shumë punë për të bërë në të gjitha segmentet dhe se këto rezultate do të mbeten për aq kohë sa të zgjasë kjo qeveri.

“Presidenti i shtetit ka miratuar dje Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit… Ai nuk i referohet Ligjit për Presidentin, thotë neni i Kushtetutës dhe bën marrëzira juridike.”

Abazoviç u bëri thirrje deputetëve që ta marrin në dorë çështjen e shkurtimit të mandatit, shkruajnë mediat malazeze. Ai pretendon se dekreti i Gjukanoviçit nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe u ka bërë thirrje gjyqtarëve të asaj gjykate që të “zgjohen”, duke shtuar se presidenti malazez ishte shtyrë për ta marrë këtë vendim.

milo gjukanoviç

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2023, 22:08 k.m.f.i.

Gjendet uraniumi i zhdukur në Libi

Foto ilustruese LIBI- Ushtria kombëtare libiane ka njoftuar se sasia prej 2.5 ton uranium natyror e raportuar e zhdukur është gjetur. IAEA p...