Bota

"Jam kthyer", Trump poston në Facebook për herë të parë që nga viti 2021

Llogaritë e Trump në Facebook dhe Instagram u riaktivizuan nga Meta Platforms në fillim të shkurtit.

17 Mars 2023, 23:00 Nga k.m.
"Jam kthyer", Trump poston në Facebook për herë të
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump postoi në Facebook për herë të parë që nga viti 2021, kohë kur u dëbua pas sulmit në Capitol Hill më 6 janar, pasi humbi zgjedhjet ndaj Joe Biden.

"Jam kthyer,"-shkruan Trump në postimin e tij në rrjetin social Facebook, duke ndarë edhe video nga koha kur ishte president.

Llogaritë e Trump në Facebook dhe Instagram u riaktivizuan nga Meta Platforms në fillim të shkurtit. Por siparin e ngriti "Twitter" pas blerjes së tij nga miliarderi Elon Musk

Në tetor 2021, Trump kishte lançuar platformën e tij “Truth Social”, i krijuar nga "Trump Media & Technology Group".

donald trump

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2023, 22:08 k.m.f.i.

Gjendet uraniumi i zhdukur në Libi

Foto ilustruese LIBI- Ushtria kombëtare libiane ka njoftuar se sasia prej 2.5 ton uranium natyror e raportuar e zhdukur është gjetur. IAEA p...