Bota

Zbulohet DOKUMENTI sekret/ Si u përpoq Rusia të destabilizonte Moldavinë, PLANI 10-vjeçar

Dokumenti dyshohet se është hartuar për të penguar animin e Moldavisë drejt Perëndimit, i cili përfshin marrëdhënie më të ngushta me NATO-n dhe  aplikimin për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.

17 Mars 2023, 21:38 Nga a.l
 
Zbulohet DOKUMENTI sekret/ Si u përpoq Rusia të destabilizonte
Foto ilustruese

RUSI- Një dokument i zbuluar së fundmi nga mediat ndërkombëtare, tregon planin sekret të hartuar nga shërbimi rus i sigurisë, FSB i cili parashtron opsione të detajuara për të destabilizuar Moldavinë, duke përfshirë mbështetjen e grupeve pro-ruse, përdorimin e Kishës Ortodokse dhe kërcënimin për ndërprerjen e furnizimeve me gaz natyror, shkruan CNN.

Dokumenti dyshohet se është hartuar për të penguar animin e Moldavisë drejt Perëndimit, i cili përfshin marrëdhënie më të ngushta me NATO-n dhe  aplikimin për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Dokumenti i referohet rëndësisë së parandalimit të anëtarësimit të Moldavisë në NATO. Ai u mor dhe u zbulua fillimisht nga një konsorcium mediash, duke përfshirë VSquare dhe Frontstory, RISE Moldova, Expressen në Suedi, Dossier Center for Investigative Journalism dhe media të tjera.

Dokumenti dyshohet se është shkruar në vitin 2021 nga Drejtoria e FSB-së për Bashkëpunimin Ndërkufitar. Titulli i tij është “Objektivat strategjikë të Federatës Ruse në Republikën e Moldavisë”.

Dokumenti përcakton një strategji 10-vjeçare për sjelljen e Moldavisë, një ish-republikë sovjetike e vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë, brenda sferës së ndikimit të Rusisë. Plani përfshin varësinë e Moldavisë nga importet e gazit rus dhe nxitjen e konfliktit social, si dhe përpjekjen për të bllokuar përpjekjet e Moldavisë për të fituar ndikim në rajonin separatist pro-rus të Transnistrisë, ku ndodhen rreth 1500 ushtarë rusë.

I pyetur për dokumentin të enjten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia nuk është në dijeni që ekziston një dokument i tillë. 

"Nuk e përjashtoj që ky të jetë një tjetër lajm i rremë. Rusia ka qenë dhe mbetet gjithmonë e hapur për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, reciprokisht të dobishme, duke përfshirë edhe Moldavinë. Na vjen shumë keq që udhëheqësit aktualë të Moldavisë po përjeton paragjykime krejtësisht të pajustifikuara dhe të pabaza kundër Moskës”, tha Peskov. 

Rusia ka akuzuar Ukrainën se planifikon të pushtojë Transnistrinë, e cila kufizohet me Ukrainën jugperëndimore. Ministria ruse e mbrojtjes tha muajin e kaluar se ukrainasit po grumbullonin forca të blinduara në disa fshatra kufitare. Moldavia dhe Ukraina e kanë hedhur poshtë pretendimin.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll