17 Mars 2023, 21:11
Nga a.l
Kryetari i ICC, gjyqtari Piotr Hofmański (Gjykata Penale Ndërkombëtare)
RUSI- Presidenti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP), Piotr Hofmanski ka deklaruar se urdhër-arresti i lëshuar për presidentin rus Vladimir Putin është një sinjal shumë i rëndësishëm për botën. Një urdhër arrest u lëshua gjithashtu edhe për Komisioneren Ruse për të Drejtat e Fëmijëve Maria Lvova-Belova.
'Urdhër-arrestet nuk janë shkopi magjik. Por ne besojmë në efektin parandalues të urdhër-arresteve të lëshuara në procedurat tona dhe besojmë se është një sinjal shumë i rëndësishëm për botën që ne po bëjmë punën tonë, që viktimat të mos lihen vetëm, të mos harrohen dhe ne thjesht po bëjmë atë që pritet', tha Hofmanski duke e krahasuar urdhrin e arrestit për Putinin me një lloj sanksioni për liderin rus.
"Ka 123 shtete - dy të tretat e shteteve të botës - në të cilat ai nuk do të jetë i sigurt," tha ai.
I pyetur nëse GJNP po kërkon nga vendet nënshkruese të arrestojnë Putinin nëse ai udhëton drejt tyre, Hofmanski iu referua statutit të GJNP, duke thënë se të gjitha shtetet palë kanë detyrimin ligjor të bashkëpunojnë plotësisht me gjykatën, që do të thotë se ata janë të detyruar të ekzekutojnë arrestimin, urdhër të lëshuar nga gjykata, shkruan CNN.
Ai tha gjithashtu se këto urdhra nuk janë fundi i lojës, duke shtuar se çështja mund të zgjerohet dhe gjithashtu të mbulojë mizoritë e tjera që dyshohet se janë kryer në territorin e Ukrainës. Hofmanski tha se përmbajtja e urdhrave të arrestit ishte sekrete, por GJNP kishte rënë dakord të publikonte informacionin në lidhje me ekzistencën e urdhërarresteve dhe krimet e dyshuara të kryera nga Putin dhe Lvova-Belova.
Vëmendje: GJNP nuk kryen gjykime në mungesë, kështu që Putini ose do të duhet të dorëzohet nga Rusia ose të arrestohet jashtë Rusisë.
gjyqi per krimet e rusise
Bota
17 Mars 2023, 21:13
f.i
Medina Dauti
KOSOVË- Gjykata e Gjilanit ka dënuar me 1 vit e gjysëm burg mësuesin Kastriot Kurti, pasi ky i fundit ka ngacmuar se...
Bota
17 Mars 2023, 21:05
a.l
Foto ilustruese
SHBA- Pas incidentit një javë më parë, SHBA ka dërguar një dron të ri zbulues RQ-4 Global HaWk mbi Detin...
Bota
17 Mars 2023, 21:01
a.l
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
MAQEDONI E VERIUT- Nesër më datë 18 mars, kryeministri i Kosovës, ...
Bota
17 Mars 2023, 21:03
k.m.
Tik Tok
Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew, është planifikuar të dëshmojë para Komisionit të Dhomës së Për...
Bota
17 Mars 2023, 20:46
a.l
Avioni luftarak
RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka dhënë nderime shtetërore për pilotët e dy avionëve luftarak...
Bota
17 Mars 2023, 20:41
k.m.
Vladimir Putin
RUSI- Pas më shumë se një viti zemërimi ndërkombëtar ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe mizorive tro...
Bota
17 Mars 2023, 20:41
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Pa marrë parasysh nëse del ndonjëherë në bankën e të akuzuarve ose jo, presidenti i Rusisë, Vl...
Bota
17 Mars 2023, 20:42
F.M
Meksikë
MEKSIKË- Një djalë 14-vjeçar, të cilit nuk i është bërë me dije, por njihet si “El Chapi...
Bota
17 Mars 2023, 20:26
a.l
Andreji Kostin
UKRAINË- Kryeprokurori i Ukrainës, Andriy Kostin ka thënë se një urdhër për arrestimin e Vladim...
Bota
17 Mars 2023, 20:16
a.l
Josep Borrell
KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, k...