Sport

Juventinët me gishta të kryqëzuar, pas një muaji verdikti për fatin e 15 pikëve!...

Bardhezinjtë do të duhet të presë edhe një muaj për të mësuar vendimin e "Collegio di garanzia" të CONI-it

17 Mars 2023, 17:51 Nga DOSJA
Juventinët me gishta të kryqëzuar, pas një muaji verdikti

ITALI - ‘Zonja’ e di datën e vendimit të saj! Për kujtesë, janarin e kaluar, Juvja mori një dënim prej minus 15 pikësh në Seria A për një histori transferimesh mashtruese. 

Drejtuesit e saj u pezulluan gjithashtu për disa kohë: 30 muaj për Paraticin, 24 muaj për Agnelli dhe Arrivabene, 16 muaj për Cherubini dhe nga 8 muaj për Nedved, Garimberti, Vellano, Venier, Hughes, Marilungo dhe Roncaglio.

Më pas, klubi piemontez apeloi dhe kërkoi anulimin e vendimit, për shkelje të parimeve kohore të  kontratave dhe të sanksionuar me një proces të rregullt ligjor. Një histori e afateve të humbura. 

Sido që të jetë, Tutto Sport raporton, se torinezët do ta mësojnë përfundimisht fatin e tyre më 19 prill, datë e vendimit përfundimtar të "Collegio di garanzia" të CONI-it. 

Anulimi i sanksionit do të nënkuptonte që Juventusi do të riktheheshin në vendin e dytë në kampionat! Kjo është padyshim dëshira e të gjithë anëtarëve të klubit, përndryshe kualifikimi në Champions League do të rrezikohej seriozisht.

Aktualisht në vendin e 7-të në Serinë A, bardhezinjtë janë 10 pikë larg nga Milani i 4-ti. Kjo nënkupton më mire, pse drejtuesit e klubit të Torinos duan absolutisht të anulohet ky vendim...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll