Bota

Presidenti i Finlandës mbërrin në Turqi, bisedime për anëtarësimin në NATO

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij finlandez në Ankar, duke rritur shpresat se bisedimet do të çojnë në miratimin e Turqisë të ofertës së Finlandës për anëtarësimin në NATO.

17 Mars 2023, 15:26 Nga a.l
Presidenti i Finlandës mbërrin në Turqi, bisedime për
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij finlandez në Ankar, duke rritur shpresat se bisedimet do të çojnë në miratimin e Turqisë të ofertës së Finlandës për anëtarësimin në NATO, shkruajnë mediat e huaja. 

Bisedimet e liderëve do të fokusohen në aplikimin e Helsinkit për t'u bashkuar me aleancën ushtarake. Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO në maj të vitit të kaluar pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, duke braktisur dekada të mosangazhimit.

Zgjerimi i bllokut prej 30 vendesh është penguar nga Turqia dhe Hungaria, të vetmet dy vende që nuk i kanë ratifikuar ende ofertat e shteteve nordike, të cilat parlamentet e çdo anëtari të NATO-s duhet t'i miratojnë. Erdogan ka ngritur kundërshtime specifike për anëtarësimin e vendeve – veçanërisht Suedisë – në NATO. Në qershor të vitit të kaluar, Turqia, Suedia dhe Finlanda nënshkruan një marrëveshje të krijuar për të zbutur rrugën për pranimin nordik. 

Dokumenti përfshinte klauzola që adresonin pretendimet e Ankarasë se Stokholmi dhe Helsinki kanë qenë shumë të butë me ata që i konsideron terroristë, veçanërisht me mbështetësit e militantëve kurdë që kanë zhvilluar një kryengritje 39-vjeçare në Turqi dhe me njerëzit që Ankaraja i lidh me një përpjekje për grusht shteti të vitit 2016.

rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll