Bota

Zyra e Kurtit pas takimit me Escobarin: Udhëtojmë në Ohër me vullnet dhe qëllime të mira

Escobar nuk dha deklaratë për media, sic bëri pas takimeve të mëhershme, por Zyra e Kryeministrit Kurti ka lëshuar një komunikatë rreth takimit të sotëm.

17 Mars 2023, 14:47 Nga I.A
Zyra e Kurtit pas takimit me Escobarin: Udhëtojmë në Ohër me
Escobar dhe Kurti

KOSOVË- Emisari amerikan, Gabriel Escobar, e ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë me një takim me Kryeministrin Albin Kurti, pasi ma herët takoi krerët opozitarë, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Escobar nuk dha deklaratë për media, sic bëri pas takimeve të mëhershme, por Zyra e Kryeministrit Kurti ka lëshuar një komunikatë rreth takimit të sotëm.

“U diskutua për takimin e nesërm në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin Evropian, përgatitjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim”, thuhet nw njoftim.

ZKM-ja thotë se Kurti falënderoi Emisarin për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog.

“Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”, thuhet në njoftim.

gabriel escobar glauk konjufca albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll