Sport

Europa League/ ‘Goglat’ krijojnë e finalen e “Air Albanias”, kemi sërish një duel anglo-spanjol, Juventusi “peshkon” portugezët...

Ndeshjet çerekfinalet do të zhvillohen me 13 dhe 20 prill, ndërsa gjysmëfinalet më 18 dhe 25 maj. Oraret do të jenë të zakonshmet: 18:45 dhe 21:00.

17 Mars 2023, 15:46 Nga DOSJA
Europa League/ ‘Goglat’ krijojnë e finalen e “Air

ZVICER - Në Nyon të Zvicrës, është hedhur edhe shorti për Europa League. Juventus, Manchester United, Sevilla, Leverkusen, Union Saint Gilloise, Sporting, Roma dhe Feyenoord mësuan pengesën e radhës drejt finales.

Në këtë faze ‘përsëritet’ finalja e Conference League e zhvillua në “Air Albania”, mes Romes dhe Feyenoord. Ndërkohë, Man.United “peshkoi” Sevillën, Bayern Leverkusen u vu përballë ndaj Union, ndërsa Juventusi kundër Sportingut.

Çiftet në çerekfinalen e Europa League janë: 

Manchester United - Sevilla

Juventus - Sporting

Bayern Leverkusen - Union Saint Gilloise

Feyenoord - Roma

Çiftet në gjysmëfinalen e Europa League: 

Juventus - Sporting / Manchester United - Sevilla

Feyenoord - Roma / Bayern Leverkusen - Union Saint Gilloise

Kujtojmë se çerekfinalet do të zhvillohen me 13 dhe 20 prill, ndërsa gjysmëfinalet më 18 dhe 25 maj. Oraret do të jenë të zakonshmet: 18:45 dhe 21:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll