Sport

‘Goglat’ e shortit të çerekfinaleve të Champions League: krijojnë Euroderbin italian dhe përplasjen e “titanëve”...

Janë përcaktuar çiftet çerekfinale të Champions League. Real Madridit nuk i ndahen anglezët, dy skuadra italiane do të përballen midis tyre. City pret Bayern…

17 Mars 2023, 12:48 Nga DOSJA

‘Goglat’ e shortit të çerekfinaleve të Champions

ZVICER - ‘Goglat’ e Nyonit e dhanë verdiktin e tyre, duke përcaktuar rrugën e tetë skuadrave që kanë mbetur në garë për të përfunduar në Stamboll. 

Real Madrid - Chelsea, Benfica - Inter, Manchester City - Bayern Munich dhe Milan - Napoli, janë çiftet çerekfinaliste të Champions League

‘Goglat’ kanë krijuar edhe Euroderbin mes Milanit të Piolit dhe Napolit të Spallettit, ku ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin Maradona. Ndërkohë, Interi i Inzaghit në vend të kësaj do të përballet me Benfikën, duke luajtur ndeshjen e parë në Portugali. 

Skuadrës së Ancelottit nuk i ndahen skuadrat britanike. Pas eliminimit të Liverpoolit, tani ‘los blancos’ të Real Madridit do të përballen me ‘blutë’ e Londrës së Chelseas. Shorti ka rezervuar edhe supersfidën Manchester City - Bayern Munich, ku Guardiola do të duhet të sfidojë të shkuarën e tij.

Ndërkohë është përcaktuar edhe skema e ndeshjeve të fazës së gjysmëfinaleve:

Real Madrid - Chelsea / Manchester City - Bayen Mynih

Inter - Benfica / Milan - Napoli

Çerekfinalet do të luhen më 11-12 prill dhe 18-19 prill, ndërsa gjysmëfinalet e planifikuara për 9-10 maj dhe 16-17 maj. Finalja do të luhet në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll të shtunën më 10 qershor të vitit 2023.

‘Goglat’ e shortit të çerekfinaleve të Champions

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll