Aktualitet

Arrestimet e punonjësve të OSSHE-së, kolegët ngrihen në protestë, shefi i ekipit: Policia nuk kap dot bandat

Shefi i ekipit thotë se kjo ndodh për arsyen se policia nuk vë dot para drejtësisë autorët e vërtetë të krimit por arreston punonjësit e OSHEE-së.

17 Mars 2023, 09:19 Nga A.B
Arrestimet e punonjësve të OSSHE-së, kolegët ngrihen në
Bardhyl Sula dhe Migen Masha

KRUJË- Një ditë pas arrestimit të punonjësve të OSHEE-së në Krujë, 70 kolegë të tyre kanë dalë në protestë. Shefi i ekipit të OSHEE, Bardhyl Sula dhe Migen Masha shef sektorit teknik, kanë deklaruar për mediat se Policia e Shtetit ka kryer arrestime të padrejta. 

Ata thonë se në qarkun Krujë, sa herë që zbulohen shtëpi bari apo sera kanabisi, vihen para përgjegjësisë punonjësit e OSHEE-së. Shefi i ekipit thotë se kjo ndodh për arsyen se policia nuk vë dot para drejtësisë autorët e vërtetë të krimit por arreston punonjësit e OSHEE-së.

“Dje kanë arrestuar grupin e punonjës, 2 punonjës të OSHEE. Ne jemi 70 punonjës dhe ne po penalizohemi dita ditës. Arsyet janë shtëpitë e barit që i organizojnë njerëzit e krimit dhe arrestohen punonjësit e OSHEE. Ndihemi të kërcënuar. Kjo nuk është hera e parë, ne penalizohemi me argumentin që bashkëpunojmë me ta, por kjo nuk është e vërtetë. Ne vijmë në punë për të mbajtur familjen me bukë, për t’u ushqyer, ne çdo ditë jemi të kërcënuar kur vijmë në punë. Ne kërcënohemi kot, familjarët janë të indinjuar.”- tha ai.

Masha thotë se OSHEE ka qenë gjithnjë në bashkëpunim me policinë e shtetit.

“OSHEE ka qenë gjithnjë me policinë e shtetit. Nuk sulmon dhe nuk zbulon autorët e vërtetë të shtëpive të barit. Përveç abonentëve që kanë nevojë, të sëmurë, që kanë fatkeqësi ne nuk do bashkëpunojmë më me policinë dhe nuk do ofrojmë më ndihmë.”- tha Masha.

Një ditë më parë, Policia e Krujës vuri në pranga tre punonjës të OSHEE-së, të cilët i dyshon si persona që kaën marrë pjesë në fshehjen e tunelit që rriste bimë narkotike. 

operacioni tuneli bardhyl sula migen masha

Sondazh

Poll