Art&Argëtim

Jennifer Lopez në Serbi! Këngëtarja e ftuar speciale në festën e milionerit të famshëm, për 2 orë do paguhet 200 mijë euro

Në fund të muajit maj diva latine do të ulet me një avion privat në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, ku në pistë do ta presë një automjet luksoz, i cili do ta çojë në vendin ku do të mbahet festa.

17 Mars 2023, 07:44 Nga A.B
Jennifer Lopez në Serbi! Këngëtarja e ftuar speciale në
Jennifer Lopez

SERBI-Jennifer Lopez do vizitojë sërish Serbinë, mësojnë mediat vendase. Këngëtarja e njohur do jetë e ftuar në festën e një biznesmeni (emri dhe mbiemri i njohur për mediat serbe) i cili ka paguar për të 200 mijë euro.

Në fund të muajit maj diva latine do të ulet me një avion privat në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, ku në pistë do ta presë një automjet luksoz, i cili do ta çojë në vendin ku do të mbahet festa.

Biznesmeni ka organizuar festa ku marrin pjesë yje të jet set-it botëror dhe tani është radha e divës së famshme botërore të jetë në mesin e të ftuarve të tij. 

DETAJET- Jennifer do jetë në festë për dy orë. Gjithçka është rregulluar përmes agjentëve të saj. Në çmim përfshihet transporti i këngëtares, qëndrimi dhe shoqërimi me djalin e ditëlindjes dhe të ftuarit e tij. Nga aeroporti deri në vendin ku do të mbahet festimi, duhet një orë me makinë. Aty do të qëndrojë edhe për dy orë dhe më pas do të kthehet në Amerikë. Ekipi i saj nuk ka kërkuar kushte shtesë, vetëm se mediat nuk duhet të jenë të pranishme në event dhe as të ftuarit nuk do ta shqetësojnë duke i folur.

Ben Affleck nuk do të jetë me të.

Kjo është vizita e dytë që Jennifer Lopez bën në Serbi. Ajo mbajti një koncert në vitin 2012 në Arenën e Beogradit. 

jennifer lopez

Sondazh

Poll