Art&Argëtim

ME VIDEO-Këngëtares Avril Lavigne i ndodh e papritura, protestuesja toples ngjitet në skenë

Në fillim, këngëtarja duket se vendosi ta injoronte duke vazhduar performancën, por iu desh ndihma e ekipit të sigurimit të largonin nga skena protestuesen.

15 Mars 2023, 19:57 Nga k.m.f.i.
ME VIDEO-Këngëtares Avril Lavigne i ndodh e papritura, protestuesja
Avril Lavigne

SHBA- Këngëtarja Avril Lavigne u përball me një ngjarje të papritur gjatë ndarjes së çmimeve Juno 2023. Gjatë performancës së saj, një protestuese toples u ngjit në skenë duke treguar mesazhet që kishte shkruar në gjoks.

Gruaja kishte parulla të ndryshme të shkruara në gjoks, duke përfshirë "Save the Greenbelt" dhe "Land Back". Në fillim, këngëtarja duket se vendosi ta injoronte duke vazhduar performancën, por iu desh ndihma e ekipit të sigurimit të largonin nga skena protestuesen.

"Dil nga këtu. Largohu nga këtu,"- dëgjohet teksa i drejtohet këngëtarja.

Pas ngjarjes së papritur, Avril Lavigne u shpërblye me çmimin “TikTok Award”.

avril lavigne

Sondazh

Poll