Art&Argëtim

E tepron me "Photoshopin”, modelja Naomi ‘kryqëzohet’ nga fansat pas fotove të fundit në postimin e Oscars

Në imazhe duket se koka dhe hunda e Campbell-it janë shumë më të vogla dhe joproporcionale me pjesën tjetër të trupit të saj.

16 Mars 2023, 11:18 Nga f.i
E tepron me "Photoshopin”, modelja Naomi
Naomi Campbell

Modelja Naomi Campbell po përballet me reagimet e fansave për postimin e një serie fotografish, të cilat në pamje të parë dken shumë të modifikuara nga Oscars 2023.

Fotot e modeles të postuara në Instagram ishin shumë të ndryshme nga imazhet e bëra në tapetin e kuq. Në imazhe duket se koka dhe hunda e Campbell-it janë shumë më të vogla dhe joproporcionale me pjesën tjetër të trupit të saj.

Gjithashtu edhe ngjyra e lëkurës së saj duket më e zbardhur. Fansat menjëherë kanë reaguar, duke u shprehur se Naomi është vetë perfekte por thjesht duhet të pranojë qe po plaket.

"Zoti na ndihmoftë nëse edhe Naomi mendon se ka nevojë për këtë. Ajo është e përsosur siç është. Nuk nevojiten modifikime,”-komentoi një fans.

"Ajo nuk dëshiron të pranojë faktin që po plaket dhe kjo është normale",-shtoi një tjetër.

Naomi Campbell është një nga modelet më të kërkuara për katër dekadat e fundit, duke dominuar në pasarela dhe duke qenë imazhi kryesor në kopertinën e pothuajse çdo reviste të modës.E tepron me "Photoshopin”, modelja Naomi/Dosja.al

 

naomi campbell

Sondazh

Poll