Art&Argëtim

Georgina qan për vdekjen e djalit: Momenti më i keq i jetës sime

Në prill 2022, Rodriguez dhe Ronaldo njoftuan lindjen e një vajze të quajtur Bella, por ata po linin pas vëllanë e saj binjak.

17 Mars 2023, 07:15 Nga A.B
Georgina qan për vdekjen e djalit: Momenti më i keq i jetës sime
Georgina Rodriguez

DUBAI- Georgina Rodriguez ka qarë teksa ka folur për vdekjen e fëmijës që ajo dhe Cristiano Ronaldo kishin së bashku. Modelja foli për “momentin më të madh dhe më të keq të jetës” që ndodhi vitin e kaluar kur lindi binjakë, me vetëm një të mbijetuar, në Sezonin 2 për serialin e saj dokumentar “I Am Georgina”, i cili u publikua të mërkurën.“Prioriteti im tani janë familja dhe fëmijët e mi”, tha Rodríguez.

Edhe pse jeta është “e vështirë”, 29-vjeçarja është e vetëdijshme se duhet të ecë përpara. “Jeta vazhdon”, tha ajo e prekur. “Kam arsye për të ecur përpara dhe për të qenë e fortë”.

Në prill 2022, Rodriguez dhe Ronaldo njoftuan lindjen e një vajze të quajtur Bella, por ata po linin pas vëllanë e saj binjak.

Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndiejë”, njoftoi çifti në Instagram në atë kohë.”

georgina rodriguez

Sondazh

Poll