Art&Argëtim

‘Modë’ në Hollywood”, aktori Nicolas Cage do të lançojë markën e tij të uiskit, David Beckham invenston në industrinë e pijeve alkoolike

Edhe ish-futbollisti David Beckham do të investojë në industrinë e pijeve alkoolike duke lançuar një markë të tijën.

16 Mars 2023, 11:12 Nga f.i
‘Modë’ në Hollywood”, aktori Nicolas Cage do të
Nicolas Cage

HOLLYWOOD- Pas suksesit në fushën e aktrimit, Nicolas Cage ka vendosur që këtë herë të të investojë në industrinë e pijeve alkoolike. Aktori sipas burimeve The Sun thuhet se do të lançojë markën e tij të pijeve alkoolike në emrin e tij.

“Është bërë ‘modë’ në Hollywood të kesh markën tënde të pijeve alkoolike. Mund të jetë jashtëzakonisht fitimprurës. Nick është një entuziast i uiskit dhe burbonit dhe po zgjeron aktivitetin me to. Ai ka shije të shkëlqyer, kështu që kjo do të jetë një gjë e mirë,”-tha një burim i afërt i Cage.

Nga ana tjetër të njëjtat burime thonë se edhe ish-futbollisti David Beckham do të investojë në industrinë e pijeve alkoolike duke lançuar një markë të tijën. Sportisti shpreson të krijojë pije alkoolike si tekila dhe uiski me markën e re, krahas birrave.

david beckham nicolas cage

Sondazh

Poll