Bota

Të shtëna me armë zjarri në Kanda, vriten dy oficerë policie

Dy oficerët po i përgjigjeshin një mosmarrëveshjeje në një ndërtesë apartamentesh në qytetin e Kanadasë perëndimore të Edmonton, Alberta

16 Mars 2023, 21:47 Nga a.l
Të shtëna me armë zjarri në Kanda, vriten dy oficerë
Policia kanadeze

KANADA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Kanada. Mediat e huaja raportojnë se dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje nga një person i cili nuk është identifikuar ende. Policët të cilët u vranë gjatë shërbimit, janë identifikuar si Travis Jordan, 35 vjeç dhe Brett Ryan 30 vjeç. Policia jep detaje se autori i ngjarjes ka vrarë veten me po të njëjtën armë që kreu vrasjen e dy oficerëve. 

Dy oficerët po i përgjigjeshin një mosmarrëveshjeje në një ndërtesë apartamentesh në qytetin e Kanadasë perëndimore të Edmonton, Alberta. Popullsia e qytetit është rreth 1.1 milion. Oficerët u qëlluan teksa po i afroheshin apartamentit. 

"Nuk mund t'ju them se sa të shkatërruar jemi me humbjen e tyre," tha shefi i policisë.

Policia njoftoi se një grua e cila dyshohet se ishte e lidhur me të dyshuarin u qëllua gjithashtu dhe u dërgua në spital ku është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. 

sulm ne kanada

Sondazh

Poll