Aktualitet

Kamionçina në Berat e përplasi dhe e tërhoqi zvarrë, ndërron jetë në spital 40-vjeçari

40-vjeçari u përplas nga një kamionçinë e cila e tërhoqi zvarrë në aksin Berat-Dimal, që më pas u largua nga vendi i ngjarjes. 

16 Mars 2023, 20:39 Nga k.m.
Kamionçina në Berat e përplasi dhe e tërhoqi zvarrë,
Foto ilustruese

TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 40-vjeçari Arben Kanaçi, i cili u aksidentua mbrëmjen e 11 Marsit në Berat. 

40-vjeçari u përplas nga një kamionçinë e cila e tërhoqi zvarrë në aksin Berat-Dimal, që më pas u largua nga vendi i ngjarjes. 

Ndërsa i aksidentuar për shkak të plagëve të marra në kokë dhe në trup ai u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Pavarësisht kujdesit të mjekëve, 40-vjeçari ka humbur sot jetën, 5 ditë pas aksidentit. Nga ana tjetër, Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shoferin e kamionçinës, 49-vjeçarin Artan Eskiu.

arben kanaci

Sondazh

Poll