Mimoza u vra para syve të mbesës 10-vjeçare, flet vajza e saj: Ato e donin shumë njëra-tjetrën, s'e kam braktisur
Vajza e Mimoza Pajës ka hedhur poshtë këto lajme duke deklaruar se vajza jetonte me gjyshen pasi e donin shumë njëra-tjetrën, duke hedhur poshtë pretendimet se ajo e kishte braktisur.
TIRANË- Mimoza Paja është 58-vjeçarja që u vra padrejtësisht mbrëmjen e së dielës në Tiranë. Ajo punonte si kamariere në një lokal në Don Bosko, ndërsa pranë saj, me të qëndronte mbesa e mitur, vetëm 10 vjeç, që iu mbijetoi mbrekullisht breshërisë së plumbave. Por në një intervistë televizive për emisionin "Pa Gjurmë", vajza e Mimoza Pajës ka hedhur poshtë këto lajme duke deklaruar se vajza jetonte me gjyshen pasi e donin shumë njëra-tjetrën, duke hedhur poshtë pretendimet se ajo e kishte braktisur.
PJESË NGA INTERVISTA:
Odeta Dume: Jam këtu me mamanë e vajzës 10-vjeçare. Përshëndetje dhe ngushëllime për humbjen e nënës
Nëna e 10-vjeçares: Përshëndetje dhe faleminderit!
Odeta Dume: Ku keni qenë dhe si e mësuat këtë ngjarje kaq të rëndë?
Nëna e 10-vjeçares: Kam qenë në punë dhe më kanë ardhur telefonata që ka ndodhur diçka
Odeta Dume: Vajza falë Zotit gëzon shëndet të mirë sot?
Nëna e 10-vjeçares: Po shumë mirë, mirë është për momentin. Vajza ka qëndruar me gjyshen për arsye se e ka dashur shumë gjyshen dhe nuk është se e kam lënë unë, përkundrazi unë kam pas edhe probleme me burrin për arsye se donte të rrinte tek gjyshja, por gjyshja e ka dashur aq fort dhe jan dashur aq shumë me njëra tjetrën sa ka qenë e pamundur që ta largoje nga gjyshja e vet
Odeta Dume: Vajza e ka një baba?
Nëna e 10-vjeçares: Po e ka babain jashtë. Është shumë i mërzitur, është duke qarë se pse i ndodhi asaj mamit tim kjo gjë se ishim shumë mirë, shumë të lumtur dhe çdo gjë ishte shumë okej.
Por çfarë ka ndodhur në Don Bosko?
Masakra ndodhi më 12 mars në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim./Dosja.al
Sondazh
Historia e dhimbshme e Neldjonit/ Lehonën e burgosën për një gjobë, foshnja e porsalindur vuan pa nënën, i ati: Duket sikur ia ndjen mungesën
Pamje nga banesa SHKODËR- Gjyshja dhe babai janë të vetmit që i kanë mbetur pranë dhe kujdesen për Neldjonin, në mu...
'Times' artikull qytetit të Beratit: Një ndër vendet për t’u vizituar në vitin 2023
Berati SHBA-Revista prestigjoze amerikane “Time” I ka dedikuar një artikull qytetit të Beratit duke e sygjeruar për turistë...
Vrau ish-gruan në 2021, Gjykata e Fierit dënon me burgim të përjetshëm Elton Metajn
Elton Metaj FIER- Kur kanë kaluar dy vite pas vrasjes së Sabrina Bengajt, Gjykata e Fierit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim t...
Tentoi të hapte një predhë të vjetër artilerie, plagoset 44-vjeçari në Durrës
Predha DURRËS- Një 44-vjeçar në Durrës është plagosur pasi tentoi të hapte një predhë të vjet...
Gjyqi për Jetmir Olldashin dhe Ervin Salianjin, caktohet relatorja e re
Ervin Salianji TIRANË- Dosja e shumëpërfolur “Babale” do të gjykohet nga gjyqtarja Elona Toro. Vendimi është marr...
Atentati në Don Bosko, nëna i mbeti viktimë, flet djali i Mimoza Pajës: S'jetojmë me borxhe, mami u vra se shkoi të merrte kafe. S'ishte në punë...
Mimoza dhe Saimir Paja TIRANË- Atentati në Don Bosko duke se ka lënë shumë pikëpyetje edhe lidhur me jetën e Mimoz...
Vodafone Albania vlerësohet sërish si rrjeti Nr.1 në Shqipëri edhe për 2023-in
Foto ilustruese Të jashtëzakonshme kanë qenë për Vodafone Albania këtë vit vlerësimet e Umlaut, një prej kompa...
Bordi publikon çmimet e reja të karburanteve, “barazohet” nafta me benzinën, gazi shitet me 75 lekë/litri
Foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend. Në mbledhjen e fundit, Bor...
Jo vetëm Presidenti/ Dalin lidhjet, parlamentarët ekuadorianë të lidhur me mafien shqiptare
EKUADOR- Ligjvënës, ministra, deputetë si dhe ish-zyrtarë ekuadorianë janë akuzuar kanë lidhje me kompani të lidhura m...
Vidhte bateritë e automjeteve të ndryshëm, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari në Durrës
Policia DURRËS- Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve në zo...
