Aktualitet

U hoq si i çalë me paterica/ Iu iku nga duart policëve, aventura e të burgosurit shqiptar zgjat shumë pak

E gjitha nisi në momentin që gjyqi ndaj tij përfundoi, e pikërisht në këtë moment shqiptari duke u hequr sikur çalonte dhe përdorte paterica, i rrëqiti nga duart Policisë italiane dhe u zhduk. 

16 Mars 2023, 20:21 Nga k.m.
U hoq si i çalë me paterica/ Iu iku nga duart policëve,
Foto ilustruese

ITALI- Një i burgosur shqiptar, i cili po shoqërohej nga policia për në gjykatë, është arratisur në Brescia. Por arratisja e tij nuk zgjatur shumë pasi karabinierët janë vënë nga pas dhe e kanë lokalizuar. E gjitha nisi në momentin që gjyqi ndaj tij përfundoi, e pikërisht në këtë moment shqiptari duke u hequr sikur çalonte dhe përdorte paterica, i rrëqiti nga duart Policisë italiane dhe u zhduk. 

Shqiptari, i akuzuar për përndjekje, por i paidentifikuar me emër, u arratis nga gjykata e Brescias pak para orës 13:00. Por arratisja zgjati më pak se një orë dhe sërish u vendos në pranga./ilgiorno

itali

Sondazh

Poll