Aktualitet

U raportua se kishte 6 muaj pa pagesë, pronari i banesës: E pavërtetë! Mimoza Paja ishte shumë e drejtë e lirë

Ai tregon se Mimoza Paja ishte shumë korrekte, teksti i shërbimeve si një zonë shumë të mirë.

16 Mars 2023, 17:46 Nga A.B
U raportua se kishte 6 muaj pa pagesë, pronari i banesës: E
Pronari i baneses dhe gazetarja

TIRANË- Pronari i shtëpisë ku qëndronte me qira Mimoza Paja, ka reaguar pas lajmit se ajo kishte 6 muaj pa pagesë. Ai tregon për mediat se Paja ishte shumë korrekte, teksti i shërbimeve si një zonë shumë të mirë.

Na rrinte shumë korrekt për punën e qirasë. Këto që thonë se ka kohë pa paguar qiranë është gënjeshtër”, ka treguar pronari.   

Por çfarë ka ndodhur në Don Bosko?

Masakra ndodhi më 12 mars në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim./Dosja.al

mimoza paja

Sondazh

Poll