16 Mars 2023, 20:16
Nga A.B
Klaudia Lata
GREQI- Motra e të shqiptares Klaudia Lata e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Studentja e Mjekësisë Ushtarake ndodhej me partnerin e saj në tren, por humbi jetën tragjikisht nga përplasja fatale që ndodhi në Larisa. Motra e saj, Xheni Lata, duke folur për mediat greke ka kërkuar drejtësi pasi siç tha ajo, vetëm kështu do i pushojë shpirti.
'Motra ime nuk erdhi në Athinë por në Patra. Ne ishim bashkë për tre ditët e karnavaleve. Ne rezervuam biletat e autobusit dhe ajo donte të rezervonte një udhëtim kthimi, por ne nuk mundëm ta gjenim. Kështu përfunduam në tren. Kohët e fundit motra ime kishte provime dhe ajo erdhi në Patra për të më parë mua. Ajo donte të ishte vetëm në shtëpi se kishte mësimet e saj. Kështu donte të argëtohej dhe erdhi në Patra. Kaluam shumë mirë. Kur u nis me tren fola me të dhe më tha se ishte në Palaiofarsalos dhe se ishin vonuar. E dija saktësisht se ku ishte ulur. Dhe nëna ime kishte folur me kamerë me të. Ajo ishte ulur në mensë me të dashurin e saj.'
Shqiptarja thotë se motra e saj ndoshta e ndjeu se diçka do ndodhte prandaj i kërkoi të dashurit që të ndryshonin vendin.
'Në momentin e fundit sikur ndjeu diçka dhe i tha të dashurit të gjente një vend në vagonat e tjerë pasi treni ishte plot. Kishin orë të gjata në mensë dhe ajo ndihej e lodhur. I dashuri i saj iku dhe ajo qëndroi atje. I dashuri i saj bëri 10 hapa dhe aty ndodhi përplasja.'
klaudia lata tragjedia e trenave ne greqi
Aktualitet
16 Mars 2023, 19:31
k.m.
Pamje nga Don Bosko
TIRANË- Disa persona u vunë në përgjim nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës me dyshimin se kishin lidhje direk...
Aktualitet
16 Mars 2023, 19:19
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë me dije se 11 raste të reja jan&eu...
Aktualitet
16 Mars 2023, 18:56
k.m.
Ardian Koçi
DIVJAKË- Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura anuloi urdhërin për pushimin nga puna të Drejtorit t&eum...
Aktualitet
16 Mars 2023, 17:54
A.B
Lefter Alla
Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Bulqizës si dhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë janë ...
Aktualitet
16 Mars 2023, 17:46
A.B
Pronari i baneses dhe gazetarja
TIRANË- Pronari i shtëpisë ku qëndronte me qira Mimoza Paja, ka reaguar pas lajmit se ajo kishte 6 muaj...
Aktualitet
16 Mars 2023, 17:29
a.l
Aborti
SHBA- Pilula e abortit rrezikon të ndalohet në SHBA! E ardhmja e tij vendoset nga një gjykatës konservator në...
Aktualitet
16 Mars 2023, 17:23
k.m.
Mimoza Paja dhe vendi ku u vra
TIRANË- Mimoza Paja është 58-vjeçarja që u vra padrejtësisht mbrëmjen e së diel&eu...
Aktualitet
16 Mars 2023, 17:14
k.m.
Pamje nga banesa
SHKODËR- Gjyshja dhe babai janë të vetmit që i kanë mbetur pranë dhe kujdesen për Neldjonin, në mu...
Aktualitet
16 Mars 2023, 17:00
A.B
Berati
SHBA-Revista prestigjoze amerikane “Time” I ka dedikuar një artikull qytetit të Beratit duke e sygjeruar për turistë...
Aktualitet
16 Mars 2023, 16:43
A.B
Elton Metaj
FIER- Kur kanë kaluar dy vite pas vrasjes së Sabrina Bengajt, Gjykata e Fierit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim t...