Politike

Takimet me sipërmarrjen, Rama: Qeveria po bën gati korrektimin e skemës së pagave

Rama shtoi se qeveria po bën gati korrektimin e të gjithë skemës së pagave

16 Mars 2023, 18:05 Nga A.B
Takimet me sipërmarrjen, Rama: Qeveria po bën gati korrektimin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ka nisur takimet me sipërmarrjen, ku në fokus, sipas tij është rritja e mëtejshme të pagave në sektorin privat. Rama shtoi se qeveria po bën gati korrektimin e të gjithë skemës së pagave, pas rritjes së pagës minimale, e cila nga muaji prill do jetë në shifrën 40 mijë lekë.

POSTIMI: Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lek. Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

edi rama

Sondazh

Poll