Bota

Incidenti mbi Detin e Zi/ Rusia: Po përpiqemi të marrim mbetjet e dronëve amerikanë

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se incidenti ndodhi të martën në mëngjes dhe konfrontimi zgjati rreth 30-40 minuta.

16 Mars 2023, 17:21 Nga a.l
Incidenti mbi Detin e Zi/ Rusia: Po përpiqemi të marrim mbetjet e
droni

SHBA- Rusia deklaron se po përpiqet të tërheqë mbetjet e një droni të mbikqyrjes ushtarake amerikane që ra në Detin e Zi pas një incidenti me avionë luftarakë rusë, duke akuzuar Uashingtonin për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë, shkruan Reuters. 

Sekretari i këshillit rus të sigurisë, Nikolai Patrushev konfirmoi se Moska po përpiqej të gjente dronin. “Unë nuk e di nëse do të jemi në gjendje ta marrim atë apo jo, por duhet të bëhet,” tha Patrushev. Ai shtoi se prania e dronit në Detin e Zi ishte konfirmim se SHBA ishte e përfshirë drejtpërdrejt në luftë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se incidenti ndodhi të martën në mëngjes dhe konfrontimi zgjati rreth 30-40 minuta. Në një deklaratë, SHBA tha se avionët rusë hodhën karburant mbi dronin disa herë përpara përplasjes. Rusia ka mohuar se dy avionët e saj luftarakë Su-27 kanë pasur ndonjë kontakt me dronin amerikan.

tensionet shba-rusi

Sondazh

Poll