Bota

Putin: Rusia po përballet me 'luftë sanksionesh

Putin tha se Rusia po e riorientonte ekonominë e saj drejt vendeve që nuk e kishin goditur Rusinë me sanksione dhe falënderoi liderët e biznesit për punën për të ndihmuar shtetin rus.

16 Mars 2023, 17:03 Nga a.l
Putin: Rusia po përballet me 'luftë sanksionesh
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia po përballet me një "luftë sanksionesh" në fjalimin e tij të parë të madh drejtuar elitës së biznesit të vendit që nga dita kur ai urdhëroi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë vitin e kaluar, shkruajnë mediat e huaja. 

"Një sipërmarrës i përgjegjshëm është një qytetar i vërtetë i Rusisë, i vendit të tij, një qytetar që kupton dhe vepron në interesat e saj. Ai nuk fsheh pasuri në offshore, por regjistron kompani këtu, në vendin tonë dhe nuk bëhet i varur nga autoritetet e huaja," tha Putin.

Putin tha se Rusia po e riorientonte ekonominë e saj drejt vendeve që nuk e kishin goditur Rusinë me sanksione dhe falënderoi liderët e biznesit për punën për të ndihmuar shtetin rus. Putin tha se thashethemet për shkatërrimin e ekonomisë ruse ishin “të ekzagjeruara”.

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll