Sport

VIDEO/ Gianni Infantino u rizgjodh sërish në krye, president i FIFA-s deri në vitin 2027...

Zvicerani Gianni Infantino (52) u rizgjodh mëngjesin e kësaj të enjte, president i FIFA-s deri në vitin 2027, gjatë kongresit të 73-të të FIFA-s në Ruanda.

16 Mars 2023, 10:41 Nga DOSJA
VIDEO/ Gianni Infantino u rizgjodh sërish në krye, president i FIFA-s

ZVICER - Pa një kandidat tjetër, zgjedhja e presidentit të FIFA-s logjikisht bëri që Gianni Infantino të rizgjidhej të enjten. Votimi u zhvillua gjatë kongresit të 73-të të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) në Kigali të Ruandës.

Presidenti 52-vjeçar, tashmë i rizgjedhur në të njëjtat kushte në 2019-ën nga delegatët e 211 federatave anëtare, mund të qëndrojë në krye të futbollit botëror deri në vitin 2031, pasi mandate i tij i parë trevjeçare konsiderohet e paplotë. Statutet e FIFA-s parashikojnë, teorikisht tre mandate  me maksimumi nga katër vjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll