Aktualitet

Vidhte bateritë e automjeteve të ndryshëm, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari në Durrës

30-vjeçari, gjatë 4 muajve të fundit, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, dyshohet se ka vjedhur bateritë e automjeteve të 5 shtetasve të ndryshëm.

16 Mars 2023, 14:39 Nga A.B
Vidhte bateritë e automjeteve të ndryshëm, arrestohet në
Policia

DURRËS- Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve në zonë. Policia informon se 30-vjeçari, gjatë 4 muajve të fundit, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, dyshohet se ka vjedhur bateritë e automjeteve të 5 shtetasve të ndryshëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vidhte në mënyrë të përsëritur, bateritë e automjeteve të shtetasve të ndryshëm, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore të kryera menjëherë pas denoncimeve të marra nga shtetas të ndryshëm, për 5 raste vjedhjesh, kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të tyre, shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës.

30-vjeçari, gjatë 4 muajve të fundit, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, dyshohet se ka vjedhur bateritë e automjeteve të 5 shtetasve të ndryshëm. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll