Art&Argëtim

Paris Hilton tregon historinë: Isha 14 vjeç kur mësuesi më tërhoqi në krahët e tij dhe më puthi. Na krahasoi me Priscilla dhe Elvis Presley

Trashëgimtarja 42-vjeçare tregoi një kujtim të pakëndshëm që ka nga e kaluara, kur një mësues në shkollën e dytë të mesme jo vetëm e puthi, por e akuzoi për këtë mashtrim para prindërve.

14 Mars 2023, 21:56 Nga k.m.
Paris Hilton tregon historinë: Isha 14 vjeç kur mësuesi më
Paris Hilton

SHBA- Paris Hilton ka zbuluar ngacmimet që ka marrë nga mësuesja e saj kur ishte 14 vjeç. Në "Paris: The Memoir", trashëgimtarja 42-vjeçare tregoi një kujtim të pakëndshëm që ka nga e kaluara, kur një mësues në shkollën e dytë të mesme jo vetëm e puthi, por e akuzoi për këtë mashtrim para prindërve.

“Të gjitha vajzat në klasën time ishin të dashuruara me këtë mësues të ri dhe të bukur. Ai më bëri të ndihem sikur kujdesej për mua në një mënyrë kuptimplote dhe të pjekur. Më bënte lajka, më ngacmonte dhe më thoshte se të gjitha vajzat e tjera më flisnin pas shpine sepse ishin xheloze,”- tha ajo.

Mësuesi më pas i dha asaj numrin e tij të telefonit dhe i kërkoi që të mbante sekret kontaktin e tyre.

“Z. Abercrombie më telefononte pothuajse çdo natë dhe flisnim me orë të tëra se sa tepër e pjekur,e bukur dhe inteligjente isha,”- shkruan ajo. Madje ajo përmend se mësuesi i ka “kujtuar” diferencën 13-vjeçare në moshë mes princeshës Diana dhe princit Charles dhe se Priscilla Presley ishte vetëm 14 vjeçe kur Elvis Presley ra në dashuri me të.

Siç përshkruan më vonë Paris Hilton, ai e vizitoi fshehurazi në shtëpi, ndërsa prindërit e saj ishin jashtë.

“Mësuesi më tërhoqi në krahë dhe më puthi,”- shkruan ajo, duke shtuar se nëna dhe babai i saj i kapën në makinën e tij kur u kthyen në shtëpi. Ai nuk e pranoi ngacmimin dhe madje e fajësoi atë për puthjen e tyre. Atë verë, prindërit e dërguan të jetonte me gjyshen në Francë. 

paris hilton

Sondazh

Poll