Art&Argëtim

FOTOT/ Shakira fotografohet duke qarë në New York

Ajo e mori udhëtimin si një mundësi për pushime, duke udhëtuar me fëmijët e saj dhe duke vizituar disa nga vendet e qytetit.

15 Mars 2023, 14:02 Nga I.A
FOTOT/ Shakira fotografohet duke qarë në New York
Shakira

SHBA- Shakira u pa duke qarë në një dyqan në Nju Jork. Këngëtarja ka disa ditë që po kalon në qytet, ku performoi në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Ajo e mori udhëtimin si një mundësi për pushime, duke udhëtuar me fëmijët e saj dhe duke vizituar disa nga vendet e qytetit.

Shakira u fotografua duke qarë teksa bënte pazar dhe fliste me një grua të paidentifikuar. Fotot e tregojnë atë të veshur me një kapele dhe një këmishë të zezë me mëngë të gjata. Sipas Grosby Group, Shakira ishte në Times Square me fëmijët e saj, duke vizituar vende të ndryshme, përfshirë dyqanin e çokollatës M&M. Shakira thuhet se filloi të qante dhe u përpoq të mbronte fytyrën e saj nga kamerat me kapelën e saj.

Pas ndarjes nga Gerard Pique , Shakira ka qenë e hapur për emocionet e saj dhe sa e prekur ka qenë ajo gjatë vitit të kaluar. Ndërsa foli për suksesin e këngës së saj “ Bzrp Music Sessions, Vol. 53 ” me Fallon, Shakira tregoi se sa e shëndetshme kishte qenë përvoja e të shkruarit për emocionet e saj.

shakira

Sondazh

Poll