Art&Argëtim

'Kurohet në psikiatri duket nga fytyra'/ Fisnik Syla i përgjigjet sërish Fjolla Morinës: Me lekët e mia jetonte si princeshë

Ai ka shtuar më tej se gjatë kohës kur ata ishin bashkë, gjithë shpenzimet e saj i ka mbuluar Fisniku.

14 Mars 2023, 21:20 Nga a.l
'Kurohet në psikiatri duket nga fytyra'/ Fisnik Syla i
Fjolla Morina dhe Besnik Syla

KOSOVË-  Vijojnë përplasjet mes ish-çiftit, Fisnik Syla dhe Fjolla Morina. Ky i fundit ka reaguar sot sërish për ish gruan e tij. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat e këngëtares, ndërsa ka thënë gjatë një interviste te ‘Shqipëria Live’ se Fjolla kurohet nga një psikiatër. Ai ka shtuar më tej se gjatë kohës kur ata ishin bashkë, gjithë shpenzimet e saj i ka mbuluar Fisniku.

“Fjolla Moria shkon tek psikiatri , me letra me gjëra. Në fytyrën e saj shihet që nuk është në rregull. Prej momentit që kemi qenë bashkë deri në fund të lidhjes ajo ka jetuar si një princeshë me mua. Ka blerë me paratë e mia gjithçka ka dashur edhe bizneset e saj, edhe pushimet luksoze“- tha Fisnik Syla.

Dy ditë më parë Fjolla Morina bëri disa akuza të forta ndaj ish-partnerit të saj Fisnik Syla se ai i kishte vendosur armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020 ku këngëtarja u arrestua pasi në çantën e saj të dorës u gjet një pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Sipas saj gjatë arrestimit kishte qenë e helmuar dhe e pavetëdijëshme për tu përgjigjur.

fjolla morina fisnik syla

Sondazh

Poll