Bota

Tragjedia në Tempe/ Grevë e përgjithshme në transportit në të gjithë Greqinë, anulohen dhe fluturimet

Në grevën 24 orëshe për tragjedinë në Tempi, në grevë do të marrin pjesë punëtorët e autobusëve, metrosë dhe tramvajit.

16 Mars 2023, 08:55 Nga I.A
Tragjedia në Tempe/ Grevë e përgjithshme në transportit
Trenat

GREQI- Pasagjerët në Greqi do të udhëtojnë sot me pengesa për shkak të grevës 24-orëshe të paralajmëruar nga grupet civile. Me këtë grevë ata kërkojnë që të ngarkohen përgjegjësitë reale për krimin në Tempes dhe të merren të gjitha masat që të mos mbajnë zi për viktimat e tjera. Në grevën 24 orëshe për tragjedinë në Tempi, në grevë do të marrin pjesë punëtorët e autobusëve, metrosë dhe tramvajit.

Autobusët do të ndalojnë qarkullimin nga ora 09:00 deri në orën 21:00. Gjithashtu për të lehtësuar pjesëmarrjen në grevë, tramvaji dhe trenat në Linjat 1, 2, 3 të Metrosë do të qarkullojnë nga ora 10:00 deri në orën 15:00. Sindikata e Punëtorëve të OASA shprehet se tragjedia në Tempe ka sjellë të gjithëve ballë për ballë me çështje të sigurisë së pamjaftueshme në një masë që prek patogjenitetin dhe kërkon komunikim të sigurt, modern, cilësor me respekt për jetën njerëzore.

Në ditën e grevës 24 orëshe të punëtorëve në OASTH do të qarkullojnë 50 autobusë me personel sigurie, ndërsa linjat e natës të Aeroportit (N1) dhe shërbimi special për personat me aftësi të kufizuara do të funksionojnë normalisht. Gjithashtu në grevën 24 orëshe do të marrë pjesë edhe Unioni i Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Greqisë, si rezultat i së cilës Aegean dhe Olympic Air do të anulpjnë fluturimeve të planifikuara të rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm të tyre. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll