Aktualitet

Shira të rrëmbyeshëm dhe erë me furi, Tirana nën pushtetin e ujit, rrugë të pakalueshme dhe trafik (VD)

23 Shtator 2019, 18:01 Nga DOSJA
Shira të rrëmbyeshëm dhe erë me furi, Tirana nën

TIRANË– Një mot me shira të rrëmbyeshëm dhe me shtrëngata ka pushtuar Tiranën pasditen e sotme. Dy ditë pas panikut të krijuar nga tërmeti i fuqishëm, tashmë kryeqyteti është nën pushtetin e shirave të rrëmbyeshëm dhe shtrëngatave.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme shirat e furishëm kanë sjellë edhe një trafik të rënduar në rrugët e kryeqytetit.

Gjithashtu mësohet se zona e Don Boskos është pothuajse e pakalueshme dhe disa akse rrugore të tjera gjithashtu.

Vetëm pak orë më parë u raportuar se qyteti i Lezhës është përmbytur në disa zona kryesore ku uji arrin nivelin 45 cm. Sinoptikanët janë shprehur gjithashtu se gjatë 24 orëve në vijim shumë qytete të Shqipërisë do të përfshihen nga një mot i furishëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne tirane shira të rrëmbyeshëm tirane moti i keq ne tirane shira të rrëmbyeshëm tirane

Sondazh

Poll