Aktualitet

OSBE në tryezë për Reformën Zgjedhore, ftohet edhe Komisioni i Venecias, opozita refuzon ftesën

23 Shtator 2019, 17:37 Nga DOSJA
OSBE në tryezë për Reformën Zgjedhore, ftohet edhe Komisioni

TIRANË- OSBE-ODIHR ka thirrur në tryezën gjithë-përfshirëse për Reformën Zgjedhore edhe Komisionin e Venecias.

Kjo tryezë do të zhvillohet me datë 25 shtator, por opozita e bashkuar pas një mbledhje të jashtëzakonshme, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, me kushtin që të zgjidhet fillimisht kriza politike dhe më pas të dakordësohen për diskutimin e kësaj reforme.

Ndërkohë 5 ditë më parë, lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se nuk i ka ardhur ende një ftesë e tillë.

Po t’i shikojmë ftesat se ftesat bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për Reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.”, është shprehur Basha.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i venecias osbe tryezë për reformën zgjedhore reforma zgjedhore komisioni i venecias osbe tryezë për reformën zgjedhore reforma zgjedhore

Sondazh

Poll