Aktualitet

Shtrëngatat dhe rrebeshet e shiut ‘pushtojnë’ Shqipërinë, ja kur pritet të përmirësohet situata

23 Shtator 2019, 18:49 Nga DOSJA
Shtrëngatat dhe rrebeshet e shiut ‘pushtojnë’

TIRANË-Pas shirave dhe rrebesheve që kanë ‘pushtuar’ pothuajse të gjithë territorin e vendin tonë, ka reaguar edhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Përmes një njoftimi nga SHMU, ben me dije se sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 20.0mm. Sipas njoftimit të SHMU, Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës.

Njoftimi i plotë i SHMU:

Mirëmbrëma nga SHMU!

Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 20.0mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.
Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.
Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shërbimi meteorologjik ushtarak. moti i keq ne shqiperi shërbimi meteorologjik ushtarak.

Sondazh

Poll