Politike

Deklaratat e delegacionit të PE-së, Basha nga Shkodra: Mos më kërkoni atë që s’ja bëni popullit tuaj

28 Shkurt 2019, 13:24 Nga DOSJA
Deklaratat e delegacionit të PE-së, Basha nga Shkodra: Mos më

SHKODËR- Kryetari i PD-së ka zhvilluar një takim me strukturat e selisë blu në Shkodër. Pas mbarimit të takimit ku në fokus të bisedës ka qenë organizimi për protestën e radhës e opozitës, Basha mbajti edhe një deklaratë pë mediat.

Kryeopozitari u shpreh se synon prurjen e standarteve europiane në Shqipëri. Përsa i përket deklaratave të delegacionit europian, kreu i selisë blu tha se nuk duhet t’i kërkojnë atë që se bëjnë tek populli i tyre.

Nuk komentoj kurrë deklaratat e miqve të huaj. Kemi 3 dekada që udhëtojmë drejt Evropës. Ky është një rrugëtim i dhimbshëm, por është rruga e vetme që do ta çojë Shqipërinë në Evropë dhe drejt mirëqenies. Në këtë rrugëtim është radha jonë të bëjmë këtë sakrificë sepse ne luftojmë për vlerat e Evropës. Rrugën drejt Evropës e pengon krimi dhe korrupsioni. Nuk shkohet me gënjeshtra, por me vlera. Pengesa kryesore për integrimin në BE është Shqipëria si Kolumbia.

Detyra jonë është që me durim të shpalosim këto fakte. Kështu nuk shkohet në BE, por me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Hapat e mëtejshme janë me qytetarët dhe për qytetarët. Ne ju bindëm urdhrit të sovranit. Do të gërshetojmë protestat dhe mosbindjen civile, dhe të gjitha aktet e tjera të revoltës dhe zemërimit qytetar kundër bandës që ka kap shtetin. Mos më kërkoni asgjë që nuk do të bënit ndaj popullin tuaj,”- u shpreh kryedemokrati.

Ditën e sotme, delegacioni i Parlamentit Europian zhvilloi një konferencë për shtyp ku lëshoi mesazhe të forta politike. Eurodeputetët europianë thanë se zgjedhjet e vitit 2017 ishin korrekte dhe se u monitoruan nga PE. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne shkoder basha takim me strukturat e pd lulzim basha basha ne shkoder basha takim me strukturat e pd lulzim basha

Sondazh

Poll