Art&Argëtim

Ylli i 'Mean Girls' në pritje të ëmbël, ndan lajmin emocionues me fansat e saj (FOTO)

 Lindsay Lohan ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj Bader Shammas.

14 Mars 2023, 21:13 Nga a.l
Ylli i 'Mean Girls' në pritje të ëmbël, ndan
Lindsay Lohan

SHBA- Lindsay Lohan ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj Bader Shammas.

"Ne jemi shumë të emocionuar për ardhjen e anëtarit tonë të ri të familjes dhe mezi presim këtë kapitull tjetër të jetës sonë!", shkruan ajo. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lindsay Lohan (@lindsaylohan)

Çifti u martuan në një ceremoni në korrik 2022 dhe tani janë në pritje të një fëmije. Lajmin e ka bërë të ditur aktorja 36-vjeçare në një  postim në Instagram më 1 korrik 2022.

"Unë jam gruaja më me fat në botë. Më gjete dhe e dije që doja të gjeja lumturinë dhe hirin, të gjitha në të njëjtën kohë. Jam e habitur që ti je burri im. Jeta ime dhe gjithçka ime. çdo grua duhet të ndihet kështu çdo ditë," tha ajo.

Ylli i 'Mean Girls' njoftoi fejesën e saj me sipërmarrësin nëntorin e kaluar, duke zbuluar unazën e saj mahnitëse prej 200,000 dollarësh me diamantë.

lindsay lohan

Sondazh

Poll