Aktualitet

Deputetja malazeze ‘zbulon’ shkakun e tërmeteve në Shqipëri: Mesazhe paralajmëruese nga Zoti

23 Shtator 2019, 16:02 Nga DOSJA
Deputetja malazeze ‘zbulon’ shkakun e tërmeteve në

TIRANË– Deputetja malazeze Marina Jočić ka reaguar në lidhje me tërmetin e fuqishëm që tronditi të gjithë Shqipërinë. Në një status në rrjetet sociale, deputetja e Frontit Demokratik, shkruan se këto goditje tërmeti janë një paralajëmrim nga Zoti dhe se gjithçka ka nisur pas Paradës së Krenarisë e organizuar nga anëtarët e LGBTIQ-SË, në Podgoricë.

“Parada e krenarisë … dhe më pas tërmeti. A e dini se këto janë mesazhe dhe paralajmërime nga Zoti?”– shkruan Jočić në Facebook.

Pak ditë më parë, LGBTIQ zhvilloi Paradën e Krenarisë nën sloganin “Jo mbi kurrizin tonë”. Parade u zhvilluar në Pogdoricë, por mesa duket deputetja malazeze nuk qenka një mbështetëse e këtij komuniteti.

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë ditën e shtunë duke lënë pas 110 persona të plagosur dhe mbi 900 banesa të shkatërruara. Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marina jočić termet i forte ne shqiperi marina jočić termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll