Bota

Takimi me Escobar/ Vuçiç: Zhvillova një bisedë të hapur dhe korrekte

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaron se ka zhvilluar një bisedë të hapur dhe korrekte me të dërguarin e posaçëm të Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili vizitoi sot Serbinë dhe pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministren serbe Ana Bërnabiç.  

15 Mars 2023, 17:47 Nga a.l
Takimi me Escobar/ Vuçiç: Zhvillova një bisedë të
Gabriel Escobar dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaron se ka zhvilluar një bisedë të hapur dhe korrekte me të dërguarin e posaçëm të Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili vizitoi sot Serbinë dhe pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministren serbe Ana Bërnabiç.  

"Besoj në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Beograd vjen dy ditë para raundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku palët do të bisedojnë ose nënshkruajnë planin e propozuar nga BE. 

Pas Serbisë, Escobar pritet të vizitojë edhe Kosovën. Në takimin e 27 shkurtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb nuk nënshkruan propozimin  por ranë dakord se nuk ka nevojë që për këtë dokument të ketë negociata të mëtejme.

gabriel escobar aleksander vucic

Sondazh

Poll