Bota

Takimi i 18 marsit në Ohër, Kurti bisedon me Presidenten e Parlamentit Evropian

Duke qenë në prag të dyvjetorit të Qeverisë, kryeministri Kurti e njoftoi Presidenten Metsola për arritjet e sukseset e deritanishme dhe planet për gjysmën e dytë të mandatit.

15 Mars 2023, 17:53 Nga a.l
Takimi i 18 marsit në Ohër, Kurti bisedon me Presidenten e Parlamentit
Albin Kurti dhe Roberta Metsola

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Strasburg, ka zhvilluar takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në të cilin u bisedua edhe për Propozimin Evropian dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë politik, mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se me presidenten Metsola, Kurti kryesisht ka biseduar për raportin dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin. Kurti e ka falënderuari Parlamentin Evropian për mbështetjen e aplikimit të Kosovës në BE dhe në Këshillin e Evropës, krahas asaj për liberalizimin e vizave.

Duke qenë në prag të dyvjetorit të Qeverisë, kryeministri Kurti e njoftoi Presidenten Metsola për arritjet e sukseset e deritanishme dhe planet për gjysmën e dytë të mandatit. Theks iu dha përmirësimeve në sundimin e ligjit, luftimit të korrupsionit dhe indikatorëve demokratikë, por edhe trendit pozitiv të indikatorëve ekonomikë të dy viteve të fundit, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, këtu kryeministri Kurti përmendi edhe Raportin e Vendit të BE-së për vitin 2022, më i miri për Kosovën ndonjëherë, në të cilin evidentohet progresi i Kosovës në shumë fusha. Në takim u fol edhe për Strategjinë e Energjisë 2022-2031, e miratuar javën e kaluar në Kuvend, dhe për qasjen e planet e Qeverisë për investime në energji të ripërtritshme. Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës mbështetje të vazhdueshme në këtë sektor, përfshirë këtu pakon mbështetëse në përballje me krizën energjetike në vlerë prej 75 milionë euro, të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

dialogu kosove-serbi roberta metsola

Sondazh

Poll