Bota

Tronditëse në SHBA/ Nëna vret me thikë djalin e saj 4-vjeçar në sy të gjyshes

Policia mbërriti në banesë ku gjeti trupin e Grayson, pjesërisht të mbuluar me një batanije. 

15 Mars 2023, 17:00 Nga a.l
Tronditëse në SHBA/ Nëna vret me thikë djalin e saj
Monica Figueroa

SHBA- Një ngjarje e rëndëështë shënuar ditën e sotme në Teksas të SHBA-së. Mediat e huaja raportojnë se një nënë ka vrarë me thikë djalin e saj 4-vjeçar përpara gjyshës. Monica Figueroa është akuzuar për vrasjen e djalit të saj Grayson Hurt. Policia mbërriti në banesë ku gjeti trupin e Grayson, pjesërisht të mbuluar me një batanije. 

Sherifi i Qarkut Henderson, Botie Hillhouse tha se hetuesit më pas mësuan se fëmija kishte vdekur dhe trupi i tij kishte qëndruar për orë të tëra i mbuluar në banesë. Gjyshja i tha policisë se ajo pa vajzën e saj duke goditur me thikë djalin e saj të mbuluar me batanije. Gjyshja dyshohet se u largua pasi vajza e saj e kërcënoi. Ajo thuhet se thirri policinë kur u kthye të nesërmen.

monica figueroa

Sondazh

Poll