Bota

Tragjike në Australi/ Po kosiste barin, babai vret padashje djalin e tij 3 -vjeçar

Autoritetet po hetojnë rrethanat e tragjedisë, por nuk pritet të ngrenë akuza ndaj babait të fëmijës.

15 Mars 2023, 16:04 Nga a.l
Tragjike në Australi/ Po kosiste barin, babai vret padashje djalin e tij 3
Foto ilustruese

AUSTRALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Australinë Juglindore. Mediat e huaja raportojnë se një një djalë tre vjeçar vdiq tragjikisht pasi u godit nga kositësja e barit të babait të tij. Fëmija u dërgua në spital, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk i mbijetoi dot plagëve.

Babai u kthye nga fëmija kur po kosiste barin. Ai nuk e pa atë”, tha një zëdhënës i policisë për Daily Mail Australia.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e tragjedisë, por nuk pritet të ngrenë akuza ndaj babait të fëmijës.

vrasje ne australi

Sondazh

Poll