Bota

Kthehet në tragjedi Festivali i zjarrit në Iran/ Vdesin 11 persona, plagosen mbi 3 mijë të tjerë

Gjatë festivalit, pjesëmarrësit kërcejnë mbi zjarre për t'u pastruar dhe për të larguar shpirtrat e këqij.

15 Mars 2023, 16:15 Nga a.l
Kthehet në tragjedi Festivali i zjarrit në Iran/ Vdesin 11 persona,
Festivali i zjarrit në Iran

IRAN- Festivali tradicional i zjarrit në Iran ka shkaktuar 11 persona të vdekur dhe 3500 të tjerë të palgosur. Mediat e huaja raportojnë se festivali i zjarrit, i quajtur në farsi 'Chaharshanbe Suri', festohet çdo vit në natën e të martës së fundit të vitit kalendarik iranian, i cili përfundon më 20 mars.

Që nga 20 shkurti, 26 njerëz kanë vdekur në incidentet që lidhen me Chaharchanbe Suri”, duke përfshirë të paktën 11 në ditën e ngjarjes së bashku me më shumë se 3,550 të plagosur, tha shefi i shërbimeve të urgjencës Jafar Miadfar për televizionin shtetëror.

Gjatë festivalit, pjesëmarrësit kërcejnë mbi zjarre për t'u pastruar dhe për të larguar shpirtrat e këqij, ndërsa këndojnë "Unë të jap ngjyrën time të verdhë" (tregues i sëmundjes) dhe "Unë marr ngjyrën tënde të kuqe" (simboli i jetës).

Festivali është pjesë e trashëgimisë para-islamike të Iranit dhe i kundërshtuar nga struktura klerikale shiite. Por është e popullarizuar tek të rinjtë, shumë prej të cilëve bëjnë fishekzjarrët e tyre për këtë ngjarje, një praktikë që ndonjëherë rezulton me lëndime apo edhe vdekje.

festivali i zjarrit ne iran

Sondazh

Poll