“Përgjime dhe lidhje me mafian shqiptare”/ Presidenti në Ekuador rrezikon shkarkimin, kunatin e kishte "Kumbarin e Madh" (HETIMI)
Në përgjime tregohej se fushata elektorale e Lasso-s, ishte financiuar me 1.5 milion dollarë nga mafia.
QUITO- Disa audio të publikuara këtë 14 mars në Ekuador do të zbulonin një bashkëpunim të dyshuar të oficerëve të lartë të policisë për të mbyllur një hetim mbi një operacion mafioz shqiptar në vendin e amerikës latine me qëllim mbrojtjen e Presidentit Guillermo Lasso dhe kunatit të tij, biznesmeni Danilo Carrera. Audioja u transmetua nga media "La Posta", e njëjta që denonconte komplotin e pretenduar të korrupsionit në sektorin publik dhe lidhjet me trafikun e drogës nga operatorë politikë pranë qeverisë, si Carrera dhe Rubén Chérrez, i cili ka lidhje me mafian shqiptare. Në përgjime tregohej se fushata elektorale e Lasso-s, ishte financiuar me 1.5 milion dollarë nga mafia.
Sipas një prej audiove të publikuara, një zë që i atribuohet gjeneralit të policisë Giovanni Ponce kërkoi të mbyllej raporti i policisë "León de Troya ose El Gran Informe", në të cilin pretendohej se edhe presidenti ishte i përfshirë në ujdi, e se e gjitha do të ndikonte tek ai.
“Presidenti do të më thotë: po më heton mua?,”- dyshohet se ka thënë Ponce. Në bisedë, një nga bashkëbiseduesit, i cili pretendohet se është gjenerali Mauro Vargas, i cili du shfaq dakord me propozimin e Ponces. Ky raport, i cili ishte rezervuar nga Prokuroria, shkaktoi bujë politike dhe bëri që Asambleja Kombëtare (parlamenti) të niste një hetim të quajtur "Kumbari i Madh", për të cilin presidenti mund të shkarkohej. "Kumbari i madh" është nofka me të cilën njihej kunati i tij, i cili dyshohet se ka lidhje me bandat.
Në një tjetër regjistrim të publikuar nga La Posta më 14 mars, ish-komandantja e Përgjithshme e Policisë Tanya Varela dyshohet se thotë se “gjenerali Vargas dëshiron ta mbyllë çështjen sepse nuk ka asgjë me vlerë”. Në lidhje me këto audio, gazetari Luis Eduardo Vivanco, nga La Posta, shkroi në Twitter se mediat kanë demonstruar nivelin e kalbëzimit të udhëheqjes së Policisë Kombëtare, e sesi pikërisht ajo kuptojë, nën komandën e qeverisë, mbuloi përfshirjen presidenciale për hetim droge.
Komisioni legjislativ që hetoi çështjen "El Gran Padrino" do të paraqesë këtë javë propozimin për një gjyq politik kundër Presidentit Lasso. Kjo pasi së bashku me rritjen e organizatave shoqërore dhe politike në Ekuador që kërkojnë përfundimin e mandatit presidencial të Guillermo Lasso, u publikuan prova të reja që tregojnë se presidenti ekuadorian dinte për aktet e korrupsionit dhe trafikut të drogës në vend. Madje ishte dhe bashkëpunëtor.
Disa javë më parë, një raport i inteligjencës ekuadoriane, i publikuar nga La Posta, zbuloi lidhjet e presidentit ekuadorian me mafien shqiptare dhe trafikun e drogës, një situatë që, sipas disa analistëve, mund të sillte fundin e mandatit të tij në Ekuador. Sipas raportit, shqiptarët kishin ndikuar në emërimin e ministrave në vend.
Sondazh
Tragjedia në brigjet italiane/ Thellohet bilanci i viktimave, gjenden 5 trupa të tjerë, mes të cilëve 2 fëmijë
Crotone ITALI- Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytja e anijes me emigrantë në brigjet italiane, ngjarje e ndodhur më 26 shkurt. P...
Tragjike në Australi/ Po kosiste barin, babai vret padashje djalin e tij 3 -vjeçar
Foto ilustruese AUSTRALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Australinë Juglindore. Mediat e huaja raportojnë...
Lufta në Ukrainë, Rusia planifikon të rekrutojë 400,000 ushtarë
Ushtarët rusë UKRAINË- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë do të nisë një fushatë të re rekrutimi më 1 p...
Incidenti i dronit amerikan mbi Detin e Zi/ Paralajmëron SHBA-ja: Rusia të tregohet e kujdesshme
SHBA- Zyrtarët amerikanë i thanë ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara se Moska duhet të jetë më e kujdesshme kur flu...
Mbrojtja e Veselit hedh poshtë pretendimet e prokurorisë, zbulon dëshmitarë që EULEX dikur i cilësonte gënjeshtarë e manipulues
Kadri Veseli HAGË- Dosja e mbrojtjes së ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, është publikuar tashmë nga Dhomat e Specializuara. Kla...
“Brenda 30 sekondave dinte 2 gjëra për mua”, flet agjenti që mori në pyetje Sadam Hussein
Saddam Hussein SHBA- Dy dekada më parë, më 19 mars 2003 , Presidenti Xhorxh W. Bush urdhëroi pushtimin e Irakut nga SHBA.&nbs...
Mbi 50 ditë grevë urie, dy aktivistë pranojnë të shtrohen në spital për të marrë ndihme mjekësore
Dy aktivistet TAJLANDË- Dy aktivistë të rinj tajlandez, Tantawan "Tawan" Tuatulanon dhe Orawan "Bam" Phuphong, përfunduan grevën e...
Nuk ka qetësi për Turqinë, pas tërmeteve, vendi përmbytet, humbin jetën 5 persona
Permbytje TURQI- Banorët e zonave në Turqi që u goditën nga tërmeti 7.8 Rihter i 6 shkurtit po jetojnë momente tragjike pas r...
Takimi i 18 marsit në Ohër/ Bisedime veçmas mes liderëve dhe zyrtarëve të BE-së, zbardhet axhenda
Takimi i 27 shkurtit KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vu&ccedi...
E rëndë në Itali, foshnja merr kokainë, transportohet në spital me mbidozë
Foto Ilustruese ITALI- Një fëmijë i vogël ka shkuar në spital pasi ka marrë kokainë. Mediaset shkruan se ngjarja e r&eum...
