Politike

Ujërat e zeza, Rama: 80 mln $ investim impiante për pastrimin nga ujërat e zeza, bashkëpunim dhe me Greqinë

Flet për planet e radhës.

15 Mars 2023, 11:13 Nga F.M
Ujërat e zeza, Rama: 80 mln $ investim impiante për pastrimin nga
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se shpallja e lumit Vjosa si Park Kombëtar është vetëm hapi i parë. I pranishëm në prezantimin në Tepelenë, Rama tha se hapi i radhës do të jetë investimi për të mbajtur pastër të gjithë parkun. Ai tha se 80 milionë dollarë është vetëm një fond që është ndarë për pastrimin e kanaleve të ujërave të zeza. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

Edi Rama: Shqipëria është nën moratorium të pyjeve, patjetër që këto nuk mjaftojnë dhe na duhet një tjetër reformë për menaxhimin e pyjeve. Ky park do të jetë qendër e projekteve të zhvillimit dhe për mënyrën se si duhen bërë. Për të mos u zgjatur më tutje dua të them edhe domosdoshmërinë që ka ky park kombëtar që të ketë një qendër ekselence. Të jetë qendër e koordinimit të të gjithë burimeve të dijes për mënyrën se si duhet menaxhuar në shekullin e 21, një Park Kombëtar i këtyre përmasave. Është një park gjigant, jemi në një bashkëbisedim shumë inkurajues edhe me fqinjët tanë, me Greqinë e Ministrinë e Mjedisit për të ndërtuar një projekt përtej kufirit, për të ndërtuar një sinergji përtej kufirit dhe për ta trajtuar këtë territor si një pasuri të përbashkët dhe për të investuar bashkërisht. Janë 80 milionë dollarë që do të vendosen në dispozicion të këtij parku që të gjitha bashkitë të mos derdhin më ujërat e zeza në lumë.

edi rama vjosa park kombetar

Sondazh

Poll