Art&Argëtim

“Kemi me ta hek kokën e vajzës”, Fisnik Syla komenton akuzat e Fjolla Morinës: Ajo donte të rikthehemi

E tensionuar Fjolla duke e quajtur biznesmenin kriminel ka treguar se Syla ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike.

14 Mars 2023, 13:54 Nga I.A
“Kemi me ta hek kokën e vajzës”, Fisnik Syla komenton
Fisnik Syla dhe Fjolla Morina

TIRANË- Biznesmeni Fisnik Syla ka komentuar deklaratat dhe akuzat të bëra drejtë tij nga ish-partnerja, Fjolla Morina. Në një lidhje direkte me emisionin 'Shqipëria Live', Syla i ka konsideruar gënjeshtra të gjitha deklaratat e saj se ky i fundit e e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Po ashtu Syla i ka konsideruar ato si shfaqje teatrale tragjikomike me regji të dobët.

"Shfaqje teatrale tragjikomike me një regji të dobët, nëse e vini re paraqitjen para dy ditëve në rrjete sociale në Instagram kur e nisi rrëfimin me muzikë dhe përfundoi duke qarë që gjoja jeta e vajzës së saj gjoja është në rrezik. Ajo është skenariste, regjisore dhe aktore vetë. Si mundesh me fut me zor armën kur kanë qenë 30 policë, kur ka kamera dhe është nën mbikëqyrje. Unë nuk e dija që Fjolla kishte armë me vete, është gjetur nga policia, e ka pranu fajin e vet, unë kam dalë i pafajshëm. E kemi bo aty martesën në Maldives, i ka hedhur me dëshirë ato foto, video. Nuk përputhet çfarë ka thënë në rrjete sociale dhe tek emisioni juaj. Ajo ka thënë se e kam marrë me dhunë në Kosovë dhe Maldives, është shumë qesharake dhe përralla për fëmijë, shpif pa asnjë bazë dhe jo vetëm mua por edhe me të tjerë," tha Syla.

Një ditë më parë Fjolla Morina foli po për “Shqipëria Live”, duke akuzuar Sylën për kërcënime ndaj saj dhe vajzës, për mashtrime dhe hakmarrje. E tensionuar Fjolla duke e quajtur biznesmenin kriminel ka treguar se Syla ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike.

"Ka ndodhur një herë, ka ushtruar dhunë, nuk e kam denoncuar. Kemi me ta hek kokën e vajzës”,-ishte një nga kërcënimet që tregoi ajo. Fjolla i kërkon edhe Gjykatës së Apelit të merret me Fisnik Sylën pasi sipas saj ai është një kriminel i cili e ka sulmuar dhe ka dashur t’i bëjë keq asaj dhe vajzës dhe shprehet e gatshme të dorëzohet dhe t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve," tha Morina.

Dy ditë më parë Fjolla Morina bëri disa akuza të forta ndaj ish-partnerit të saj Fisnik Syla se ai i kishte vendosur armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020 ku këngëtarja u arrestua pasi në çantën e saj të dorës u gjet një pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Sipas saj gjatë arrestimit kishte qenë e helmuar dhe e pavetëdijëshme për tu përgjigjur.

fisnik syla fjolla morina

Sondazh

Poll