Politike

Pse ikin të rinjtë nga vendi? Meta: Kemi një shtet jo funksional, korrupsioni mbizotëron 

Gjatë fjalës së tij në Tryezën për Familjen, ka theksuar se ne kemi një shtet jo funksional si dhe një shoqëri të tronditur.

15 Mars 2023, 11:19 Nga I.A
Pse ikin të rinjtë nga vendi? Meta: Kemi një shtet jo funksional,
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka listuar disa nga arsyet se përse ikin të rinjtë nga vendi. Gjatë fjalës së tij në Tryezën për Familjen, ka theksuar se ne kemi një shtet jo funksional si dhe një shoqëri të tronditur. Po ashtu, sipas tij në vendin tonë korrupsioni, arsimi jo cilësor dhe mungesa e mbështetjes mbizotëron në vendin tonë. 

“Kemi një shoqëri të tronditur dhe një shtet jo funksional. Pa dashur që të përsëris disa nga vlerësimet që dha zonja Paskali, theksoj se familjet e qëndrueshme kanë jetëgjatësi më të lartë, e rrezik më të ulët të sëmundjeve mendore. fëmijët e këtyre familjeve kanë arritje akademike më të larta dhe më të përkushtuar në përmbushje të normave ligjore. Sot fatkeqësisht disa fëmijëve i duhet të përballen me probleme, si ndarja, divorci, ndaj familja jonë është e tronditur jo vetëm për këto arsye, por dhe për shkak të polarizimit. Një nga këto është dhe largimi, emigracioni, që në rastin tonë vlen termi shpopullim, në raport edhe me fqinjët. Nuk dua t’i kthehem shifrave dramatike, se këto i ndjejnë të gjithë. Dihen arsyet, të cilat janë që nga korrupsioni, mungesa e qeverisë në çdo drejtim dhe arsimimi jo cilësor dhe mungesa e mbështetjeve të të rinjve, dhe klima e paqëndrueshme e biznesit. Mungesa e shtetit ligjor i shtyn shumë të rinjtë për t’u larguar nga vendi,” tha Meta.

 

 

 

 

 

ilir meta

Sondazh

Poll