Politike

Vjosa, Park Kombëtar, Rama: Evropa lau ndërgjegjien pasi zbuti lumenjtë e vet të egër, urojmë të mos ikin tani që morën vesh se tigri s'bëhet mace

Kreu i qeverisë tha se tashmë që arritën misionin dhe kuptuan që Vjosa është tashmë e mbrojtur, s;duhet të largohen nga Shqipëria, por të vijojnë me misionin e tyre. 

15 Mars 2023, 11:05 Nga F.M
Vjosa, Park Kombëtar, Rama: Evropa lau ndërgjegjien pasi zbuti
Edi Rama

TEPELENË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer evropianët gjatë prezantimit të lumit Vjosa si Park Kombëtar. Rama tha se mbrojtja e Vjosës është një çështje që Evropa e ka përdorur për të 'larë' ndërgjegjien e saj, pasi lumenjtë e tjerë të egër që kishin, i 'zbutën'. Kreu i qeverisë tha se tashmë që arritën misionin dhe kuptuan që Vjosa është tashmë e mbrojtur, s;duhet të largohen nga Shqipëria, por të vijojnë me misionin e tyre. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Zbutën lumenjtë e tyre të egër dhe tentuan që përmes Vjosës të bëjnë një larje të ndërgjegjies së tyre. Në të njëjtën kohë ka një shqetësim xhenuin për të kontrobuar për këtë planet që është në një situatë të rrezikshme...Jemi shumë të lumtur, por duhet ta them më troç se sa u përpoq ta thoshte Mirel,a unë shpresoj që të gjithë këta me Rajanin në krye të mos ikin në drejtim të paditur, pasi garantuan që tigri nuk do të bëhet mace. Të qëndrojnë këtu me ne për të garantuar që këtë pasuri të madhe ta kthejmë në një burim zhvillimi ekonomik sociale dhe ekonomik të qëndrueshëm, në një model në Shqipëri dhe përtej saj. Sot Shqipëria ka 21% të territorit zonë të mbrojtur. E kemi gjetur me shumë më pak dhe çdo vit e kemi rritur sipërfaqen. Ta çojmë shumë më shumë, ky është objektiv. Të krijosh zona të mbrojtura nuk do të thotë që të presësh që ata njerëzdhe komunitetet që kanë ato zona pranë të kthehen në gjendje të egër. Do të thotë që tu japësh atyrë një zhvillim, një ide se nuk mjafton të kesh Vjosën, por të dish ta shfrytëzosh. Ne sot jemi shumë krenarë për shumë gjëra që keni bërë në funksion të mjedisit, të vlerave dhe të jetëve e specieve të panumërta që ka Shqipëria. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë me një oraturium kaq të gjerë gjuetie. Na duhet një reformë tjetër për pyjet. 

edi rama vjosa park kombetar

Sondazh

Poll