Politike

Celibashi e tregon: Ja si mund të regjistrohet PD në zgjedhje

Ilirjan Celibashi, sipas tij një parti politike mund të vlerësojë që të udhëhiqet nga nënkryetari. 

14 Mars 2023, 23:36 Nga k.m.
Celibashi e tregon: Ja si mund të regjistrohet PD në zgjedhje
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka treguar se cila përfaqësuesit e grupimit të Enkelejd Alibeaj kishin edhe sot kohë për ta adresuar çështjen në gjykatë. I ftuar në emisionin "Opinion", Celibashi, sipas tij një parti politike mund të vlerësojë që të udhëhiqet nga nënkryetari. 

PJESË NGA BISEDA:

Blendi Fevziu: Cila është zgjidhja? Çfarë do ndodhë?

Ilirjan Celibashi: Duhet që të ishte rregulluar. Edhe sot kishin kohë. Ia thashë përfaqësuesit të Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, që nëse kanë interes për ta adresuar këtë çështje, mund të merrnin gjithë kohën dhe nuk rrezikonin asgjë.

Artan Hoxha: Duhet të çojnë emrin në gjykatë thoni ju?

Ilirjan Celibashi: Po patjetër.

Artan Hoxha: Që ju ta lexoni regjistri i partive.

Ergys Mërtiri: Nuk e njeh gjykata!

Ilirjan Celibashi: Tani e njeh, s’e njeh gjykata nuk mbaj përgjegjësi unë. Nuk ka asnjë detyrim, për asnjë parti politike që detyrimisht të zgjedhë kryetarin. Një parti politike mund të vlerësojë që të udhëhiqet nga nënkryetari. Por në këtë rast nënkryetari ka legjitimitetin e plotë që të veprojë si kryetar, por duke e bërë këtë proces në gjykatë.

Ergys Mërtiri: Por gjykata nuk e njeh pa bërë këta zgjedhje sepse statuti ua kërkon.

Ilirjan Celibashi: Nuk ka nevojë të bëjë zgjedhje, nuk ka.

Ergys Mërtiri: Si e njeh gjykata?

Ilirjan Celibashi: Duhet ta njohë.

Artan Hoxha: Gjykata mund të lexojë statutin. Pyetja ime është pse gjykata mund të lexojë statutin dhe ju jo?

Ilirjan Celibashi: Sepse është atribut i gjykatës për ta lexuar statutin, jo i yni./tvklan.al

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll