Bota

E rëndë në Gjermani/ 12-vjeçarja gjendet e vdekur në pyll, dyshohet se është vrarë nga 2 shoqet e saj

Prindërit e saj kishin ngritur alarmin një ditë më parë pasi ajo kishte vizituar një shoqe.

15 Mars 2023, 08:54 Nga I.A
E rëndë në Gjermani/ 12-vjeçarja gjendet e vdekur në
Policia gjermane

GJERMANI- Dy vajza dyshohen për vrasjen e një nxënëseje 12-vjeçare, e cila u gjet e vdekur në një zonë pyjore në Gjermaninë perëndimore në fundjavë.

Ky është një rast që ka tronditur të gjithë Gjermaninë ku policia gjeti trupin e një vajze, të quajtur vetëm Luise, pranë një shtegu biçikletash në pyll të dielën. Prindërit e saj kishin ngritur alarmin një ditë më parë pasi ajo kishte vizituar një shoqe.

 Prokurori Mario Mannweiler ka deklaruar se hetimet zbuluan se Luise kishte vdekur si pasojë e plagëve me thikë duke shtuar se ende nuk është gjetur asnjë armë.

mario mannweiler

Sondazh

Poll