Bota

VIDEO/ Meksikani ka për kafshë shtëpiake një krokodil: Është si qen, fle me mua

Megjithatë, kjo situatë duket se nuk vlen për 29-vjeçarin Jonathan Araiza nga Meksika, i cili vendosi të bëjë diferencën në krahasim me pronarët e tjerë duke adoptuar një krokodil.

15 Mars 2023, 08:37 Nga I.A
VIDEO/ Meksikani ka për kafshë shtëpiake një krokodil:
Krokodili

MEKSIKË- Është një e vërtetë e zakonshme që kafshët shtëpiake ekzotike nuk kanë fundin më të mirë për shumicën e njerëzve, pasi disa prej tyre ose janë bërë "ushqim" për dhëmbët e kafshëve, ose janë lënduar rëndë në përpjekjet e tyre për t'i "zbutur" ato. Megjithatë, kjo situatë duket se nuk vlen për 29-vjeçarin Jonathan Araiza nga Meksika, i cili vendosi të bëjë diferencën në krahasim me pronarët e tjerë duke adoptuar një krokodil. Në fakt, sipas tij, marrëdhënia e tyre është e ngjashme me atë të një njeriu me një kafshë shtëpiake, siç është qeni.

29-vjeçari e ka quajtur krokodilin e tij Gamora, nga 'universi' i superheronjve të Marvel, 'Guardians of the Galaxy'. 

“Ajo është e lirë të bredhë në shtëpi sipas dëshirës dhe ta kalojë kohën e shtrirë ose në kolltukë ose në shtratin tim. Ajo madje di të ngjisë shkallët dhe të hyjë dhe të dalë nga pellgu sipas dëshirës së saj. Ka shumë pak raste të krokodilëve që mund të përshtaten në robëri, si dhe ky. Fakti që, për llojin e saj, ajo është një ekzemplar kaq i urtë që të lejon ta mbash, të jesh pranë saj dhe të mos zemërohesh dhe të mërzitesh është i mahnitshëm”, tha Jonathan.

jonathan araiza

Sondazh

Poll